EN SQ MK

STRUKTURA E EUROVOC

Standardet e tanishme

Fjalori Eurovoc është përpiluar në pajtim me standardet e Organizatës për Standarde Ndërkombëtare:

  • ISO 2788-1986: Udhëzimi për hartim dhe zhvillim të fjalorit një gjuhësh;
  • ISO 5964-1985: Udhëzimi për hartim dhe zhvillim të fjalorit shumëgjuhësh.

Në versionet e të gjitha gjuhëve, përshkruesit dhe jo përshkruesit kryesisht përdoren në njëjës. Në shumës përdoren vetëm në raste kur njëjësi nuk korrespondon me përdorimin e zakonshëm.

Me qëllim që fjalori më lehtë të kuptohet dhe të përdoret janë shmangur shkurtesat aq sa ka qenë e mundur. Vetëm akronimet e organizatave të mirënjohura ndërkombëtare janë marrë si përshkrues. Lidhjet e ndërsjella gjithnjë krijohen ndërmjet akronimit dhe formës së plotë.

Kategorizimi alfabetik i termeve nuk organizohet në formë unike për të gjitha versionet gjuhësore. Në menaxhimin e fjalorit të Eurovoc-ut ende nuk është përcaktuar ndonjë formë për klasifikim standard.

Monitorimi i vokabularit

Fjalori shërben për eliminim të dykuptimësive, ashtu që secili përshkrues duhet të kontekstualizohet, me qëllim që të ketë domethënie të qartë dhe koncize. Secili përshkrues është i kufizuar në një domethënie në sferën e vetë përkatëse.

Fjalori përbëhet nga:

përshkruesit, ose termet e preferuara, përdoren për indeksim dhe shënim të qartë të koncepteve të sferës së mbuluar nga fjalori (për shembull, “zbatimi i legjislacionit”);

jo përshkruesit, ose termet jo të preferuara. Sinonimet ose jo përshkruesit kurrë nuk konsiderohen si terme për indeksim. Ata përdoren si pika hyrëse në fjalor dhe udhëzues për përshkruesin përkatës me një instruksion (USE, UF);

Shembuj:

zbatimi i ligjit

  • UF implementimi i ligjit
  • UF zbatimi i ligjit
  • UF shfuqizim i ligjit
  • UF fuqizim i ligjit
  • UF vlefshmëria e ligjit

Implementimi i ligjit

  • USE zbatimi i legjislacionit

lidhja semantike, është lidhje e bazuar në domethënie, në fillim ndërmjet përshkruesve dhe jo përshkruesve dhe pastaj vetëm mes përshkruesve.

Nëse nuk është e qartë sa duhet domethënia, shënimi i fushëveprimit, i shënuar me simbolin “SN”, mund të shfaqet me një përshkrues, me qëllim të qartësimit të domethënies dhe përdorimit të tij.

Shembull:

  • Shënim për përkufizimin, nëse e qartëson domethënien e përshkruesit:
  • bujqësi e përbashkët

    SN: Masat përmes së cilave pronari i tokës e jep tokën e tij, për të marrë hise nga prodhimi.

  • Shënim për përdorimin, nëse ofron udhëzim sesi të përdoret përshkruesi:
  • çmimi me pakicë

    SN: Përdorimi përballë çmimit me shumicë, përndryshe përdoret çmimi i konsumatorit.

Kur merren si përshkrues ose si jo përshkrues termet – homografet, të cilat shqiptohen njësoj, por kanë domethënien të ndryshme, domethënia e tyre qartësohet me shpjegim në kllapa.

Shembull:

  • tokë (Gjermani)
  • departament (Francë)
  • procedura të pajtimit (pjesë e procedurave për vendim të përbashkët)

Struktura

SFERAT DHE MIKROFJALORI

Në nivelin e përgjithshëm Eurovoc-u ka klasifikime hierarkie në dy nivele:

sferat, e identifikuara me numra dyshifror dhe tituj me fjalë:

Për shembull:

  • 10 BASHKIMI EVROPIAN

mikrofjalori, i identifikuar me numra katër shifror – ku di shifrat e para kanë të bëjnë me sferën, që e përmban mikrofjalorin – të ndjekur nga titujt me fjalë:

Për shembull:

  • 1011 LIGJI I BASHKIMIT EVROPIAN

Numërimi i sferave dhe mikrofjalori janë identik në të gjitha versionet e gjuhëve.

LIDHJA SEMANTIKE

Në nivel specifik të përshkruesve dhe jo përshkruesve, struktura e Eurovoc varet nga lidhjet semantike:

  • lidhja e mikrofjalorit (MT) ;
  • lidhja ekuivalente (UF, USE) ;
  • lidhja hierarkike (BT, NT) ;
  • lidhja asociative (RT) .

Lidhja e mikrofjalorëve

Të gjithë përshkruesit shoqërohen nga një referencë për mikrofjalor, të vënë nga shkurtesa MT (mikrofjalor) për të treguar se cilit mikrofjalor i takojnë.

Shembull të përshkruesit, që i takon një mikrofjalori:

Nacionaliteti

MT 1231 ligji ndërkombëtar

Lidhja ekuivalente

Lidhja ekuivalente ndërmjet përshkruesve dhe jo përshkruesve është dhënë me shkurtesat:

  • “UF” (përdorë për, përballë jo përshkruesit;
  • Shembull:

    Park teknologjie

  • UF park shkencor
  • “USE”, përpara përshkruesit.
  • Shembull:

  • park shkencor
  • USE park teknologjik (6806)

Kur një numër i termeve paraqesin koncept të njëjtë, lidhja ekuivalente qartëson se cili term i indeksimit duhet të përdoret. Në shembullin e lartpërmendur termi “park teknologjie” (të cilat i takojnë mikrofjalorit “6806 struktura industriale dhe politika”) është përshkrues, që patjetër duhet të përdoret për indeksim të koncepteve si “park shkencor”.

Në Eurovoc, reciprociteti ndërmjet përshkruesve dhe jo përshkruesve zbatohet te:

  • sinonimet;

Shembull:

IEA (OECD)

USE Agjencia për Energji Ndërkombëtare (7621)

sinonime të përafërta ose terme, të cilat konsiderohen si të ndryshme në përdorim të zakonshëm, por të trajtuara si sinonime për qëllime të indeksimit.

Shembuj:

Therja e bagëtive

  • USE therja e kafshëve (6036)

Varësia teknologjike

  • USE pavarësia teknologjike (0806)

Në rast të termeve margjinale në raport me sferën e mbuluar me fjalor, përdoruesi iu referohet termeve të përgjithshme. Emri i kategorisë dhe të anëtarëve të saj trajtohen si të barabartë. pastaj Termi i përgjithshëm i kategorisë konsiderohet përshkrues.

Shembull:

  • mollë
  • fiq
  • dardhë
  • fruta pome
  • ftua

USE fruta me bërthamë (6006)

Lidhja hierarkike

Kjo lidhje është e bazuar në nivele të hierarkisë së superioritetit ose varësisë ndërmjet përshkruesve. Termi superior e përbën klasën, ndërsa termet e varura përfaqësojnë elemente ose pjesë të kësaj klase. Kjo lidhje theksohet me shkurtesa:

‘BT’ (term më i gjerë ose term i përgjithshëm) ndërmjet përshkruesit specifik dhe përshkruesit më të përgjithshëm, së bashku me indikacionin e numri të hapave të hierarkisë ndërmjet përshkruesve specifik dhe secilit term më të përgjithshëm.

Shembull:

standard

  • BT1 standardizim
  • BT2 rregullime teknike

Përshkruesit pa terme më të gjera quhen “terme kryesore”.

 

‘NT’ (terme për ngushtim të domethënies ose terme specifike) ndërmjet përshkruesit të përgjithshëm dhe përshkruesit specifik, së bashku me shifrën që e paraqet numrin e shkallëve të hierarkisë ndërmjet termeve të përgjithshme dhe secilit term me kuptim më të ngushtë.

Shembull:

standardizim

  • NT1 miratim
  • NT2 certifikim të komunitetit
  • NT1 shënimi i pajtueshmërisë së KE-së
  • NT1 harmonizimi i standardeve
  • NT1 standarde ndërkombëtare
  • NT2 standarde evropiane
  • NT1 standard
  • NT2 prodhimi i standardeve
  • NT2 standardi i cilësisë
  • NT2 standardi i sigurisë
  • NT2 standardi teknik

Lidhja hierarkike u mundëson atyre, të cilët përdorin sistem të dokumentimit ta adaptojnë nivelin e tij të specifikimit përmes kërkimit në hierarki. Përdoruesit mund t’i zgjerojnë ose t’i japin në detaje kërkimet e tyre, duke i përzgjedhur përshkruesit me domethënien më të gjerë (për shembull, “standardizim” ose rregullime teknike”) ose domethënie më precize (“standard i prodhimit”, standard i cilësisë”, “standard teknik”).

Lidhja hierarkike e qartëson domethënien e përshkruesit në kontekstin e tij; për shembull, domethënia e përshkruesit “shtypi” qartësohet nga varësia ndaj përshkruesit “media”.

Shembull:

shtypi

  • BT1 media
  • BT2 mjete për komunikim

Në Eurovoc lidhja hierarkike është krijuar në bazë të situatave logjike.

(a)  Lidhjet e përgjithshme

Identifikojnë lidhjen ndërmjet klasës (termit superior, termit më të gjerë ose termit kryesor) dhe koncepteve të varura të tyre (termet e varura ose specifike).

Shembull:

hapësirë e mbrojtur

  • NT1 park nacional
  • NT2 park nacional i qytetit
  • NT1 rezerva natyrore

(b)  Lidhja veçuese

Ka të bëjë me një numër të kufizuar të situatave, në të cilat pavarësisht nga konteksti emri i një pjese e shënjon emrin e tërësisë. Emri i tërësisë e përfaqëson termin kryesor dhe emrin e pjesës së termit/termeve të varur/a. Në kornizën e Eurovoc-ut lidhja veçuese zbatohet kryesisht në këta klasa të termeve:

Vende gjeometrike

Shembull:

oqean

  • NT1 oqeani Antarktikut
  • NT1 oqeani Arktikut
  • NT1 oqeani Atlantik
  • NT2 deti Baltik
  • NT2 Kanali anglez
  • NT2 deti Irlandez
  • NT2 deti i Veriut
  • NT2 deti i Norvegjisë
  • NT1 oqeani Indian
  • NT1 Oqeani i Qetë

Disiplina ose sfera të dijes

Shembull:

kimi

  • NT1 kimia analitike
  • NT1 biokimi
  • NT2 enzime
  • NT1 elektrokimi
  • NT1 fotokimi

Struktura sociale në hierarki

Shembull:

byroja e parlamentit

  • NT1 zëvendëskryetari i parlamentit
  • NT1 kryetari i parlamentit
  • NT1 arkëtar

(c)  Lidhje polihierarkike

Për arsye logjike disa përshkrues në të njëjtën kohë mund t’u përkasin më shumë sferave. Njëra ndër karakteristikat dalluese të Eurovoc-ut është kufizimi i polihierarkisë. Përshkruesit, të cilët do të mund të përputhen në numrin e sferave në fjalë në përgjithësi janë të përcaktuara vetëm në sferën, e cila duket më e logjikshme për përdoruesit.

Sidoqoftë, poliherarkia pranohet në fjalorin për sferat “72 Gjeografi” dhe “76 organizata ndërkombëtare”.

Përshkruesit, të cilët iu përkasin këtyre sferave mund të jenë të nënshtruara në një numër të termeve më të gjerë.

Për shembull, “Nigeria” iu takon të gjitha kategorive në vijim: “Afrika perëndimore, “‘Shtete Afrikan, Karribiane dhe të Pacifikut (ACP), ‘shtete e OPEC dhe ‘shtetet CEAO.

Në këtë mënyrë politika të ndryshme të Bashkimit Evropian, të cilat logjikisht do të mund t’i përkasin sferës së “BASHKIMIT EVROPIAN”, realisht hasen në sferën, të cilës drejtpërsëdrejti i përkasin.

Për shembull, përshkruesi “ “Politika të Përbashkëta Bujqësore” i takon sferës “56 BUJQËSI, PYLLTARI DHE PESHKIM” ndërsa përshkruesi “Politika për hulumtim të bashkësisë” ka të bëjë me sferën “64 PRODHIM, TEKNOLOGJI DHE HULUMTIM”.

Shembull të përshkruesit, që ka të bëjë me më shumë se një mikrofjalor:

Panama

  • MT 7216 Amerikë
  • MT 7231 gjeografia ekonomike
  • MT 7236 gjeografia politike

Lidhja asociative

Lidhja asociative është lidhje ndërmjet dy përshkruesve, të cilët nuk i përkasin strukturës së njëjtë hierarkike, ndonëse kanë ngjashmëri semantike dhe kontekstuale. Lidhja ndërmjet këtyre dy përshkruesve duhet të jetë eksplicite, për shkak se i sugjeron hartuesit të indeksit të përdorë përshkrues tjerë me domethënie të ndërlidhura ose të ngjashme, të cilët do të mund të përdoren për indeksim ose kërkim.

Lidhja asociative ndërmjet përshkruesve është paraqitur ne shkurtesat RT (termet e ndërlidhura) të shënuara ndërmjet dy përshkruesve asociativ.

Shembull:

standardizimi

  • RT Organi evropian për standardizim
  • RT bashkëpunimi industrial
  • RT etiketimi
  • RT parimi i njohjes së ndërsjellë
  • RT etiketa për cilësi
  • RT barrierat teknike

Lidhja asociative ndërmjet dy përshkruesve është reciproke:

Shembuj:

Garancia e kredisë

  • RT solvenca financiare (aftësia për pagesë)

solvenca financiare

  • RT garancia kreditore

Nuk ka lidhje asociative ndërmjet përshkruesve të të njëjtit term kryesor.

Shembuj :

Nuk ka lidhje asociative ndërmjet përshkruesve “luajtje lojërash (në kompjuter)” dhe “sport”, të cilat janë të varur nga i njëjti term kryesor “kohë e lirë” (mikrofjalor ‘2826 çështje shoqërore”).

a

Përkthyer nga edicionet origjinale gjuhësore të Fjalorit Eurovoc (Botimi 4.4) © Bashkimi Evropian, 2012

Përkthimi maqedonas: © Instituti Nacional Demokratik për çështje ndërkombëtare, 2012

Përgjegjësia për përkthim në gjuhën maqedonase shtrihet tërësisht në Institutin Nacional Demokratik për çështje ndërkombëtare