EN SQ MK

METODOLOGJIA E PËRKTHIMIT

Si rrjedhojë e marrëveshjes për licencim EuroVoc 2012-COP-309, Instituti Nacional Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI), në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (SEP) dhe me mbështetje financiare të Konfederatës Zvicerane, konkretisht të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), më 31 dhjetor, 2012 përmes postës elektronike ia ka dorëzuar përkthimin e maqedonishtes EuroVoc Thesaurus (Versioni 4.4) Zyrës për Publikime të BE-së me seli në Luksemburg. NDI po ashtu e ka dërguar botimin e maqedonishtes në CD-ROM përmes DHL-së deri te Paskal Bertelot, Kryetar i Njësisë, për Çështje Ligjore dhe Dokumentuese, te Njësia për Konsolidim dhe Ruajtje të së Drejtës së Autorësisë, te Sektori për Çështje Paragjyqësore dhe Çështje Juridike të Zyrës për Publikim të Bashkimit Evropian.

Me mbështetje dhe mbikëqyrje të NDI-së përkthimi i maqedonishtes u përgatit nga grupi i punës i përbërë nga tre juristë, tre gjuhëtarë dhe një specialist për TIK. Pastaj përshkruesit (deskriptorët) dhe jo përshkruesit dhe shtrirja e nocioneve u shqyrtuan nga një bord redaktorial i përbërë nga përfaqësues të Sekretarit për Çështje Evropiane dhe drejtues të Departamentit të Gjuhës Maqedonase dhe Gjuhëve të Sllavëve të Jugut, Fakulteti Filologjik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij”

  • Përshkrues (USE): 6883
  • Jopërshkrues (UF): 12 791
  • Shtrirja e nocionit (SN): 11

Më 31 maj, 2013 NDI e organizon një konferencë nacionale gjysmëditore për t’ua prezantuar përkthimin e EuroVoc-ut palëve të interesuara, përfshirë institucionet relevante shtetërore, shoqërinë civile dhe atë akademike. Në mesin e atyre që do t’u drejtohen të pranishmëve janë:

  • dr. Fatmir Besimi, Zëvendëskryeministër, Sekretariat për Çështjet Evropiane, Qeveria e Republikës së Maqedonisë;
  • Ekselenca e tij z. Stefano Lazaroto, Ambasador i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë;
  • znj. Kristin Labudi Spoiden, Zyra për Publikim e Bashkimit Evropian; dhe, ;
  • dr. Simon Sazdov, Drejtues i Departamentit për Gjuhë Maqedonase dhe Gjuhët të Sllavëve të Jugut, Fakulteti Filologjik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij”.
a

Përkthyer nga edicionet origjinale gjuhësore të Fjalorit Eurovoc (Botimi 4.4) © Bashkimi Evropian, 2012

Përkthimi maqedonas: © Instituti Nacional Demokratik për çështje ndërkombëtare, 2012

Përgjegjësia për përkthim në gjuhën maqedonase shtrihet tërësisht në Institutin Nacional Demokratik për çështje ndërkombëtare