EN SQ MK

Për çka shërben Eurovoc?

Çdo vit mijëra, gjegjësisht dhjetëra mijëra elemente i shtohen dokumentacionit të gjeneruar nga aktivitetet e Bashkimit Evropian.

Për shkak të vëllimit të madh të informacioneve, departamentet për dokumentim të institucioneve të Bashkimit Evropian qysh në fillim të viteve 1980-ta kanë bërë përpjekje për t’u pajisur me vegël për indeksim të këtyre dokumenteve. Kjo nevojë në veçanti është ndjerë në Zyrën për Publikime Zyrtare, për katalogun e publikimeve të institucioneve dhe indekset e Gazetës Zyrtare, ndërsa në dhe Parlamentit Evropian nevojë e tillë është ndjerë për dokumentacionin e parlamentit dhe bibliotekës.

Pas kontrollimit të veglave në dispozicion, Zyra për Publikime dhe Parlamenti Evropian kanë vendosur të përpilojnë një fjalor shumëgjuhësh, i cili i mbulon të gjitha sferat e aktiviteteve të Bashkimit Evropian: fjalori Eurovoc.

Puna në selektimin e përshkruesve dhe strukturimin e fjalorit është filluar nga një ekip i dokumentuesve dhe bibliotekistëve të Parlamentit të Evropës, Komisionit Evropian dhe Zyrës për Publikim. Kjo punë është mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit për Tregun e Informimit dhe Inovacione, një sferë e marrë përsipër nga Drejtoria e Përgjithshme për Shoqëri të Informimit dhe Mediave, si pjesë e politikës së saj për mbështetje të zhvillimit të fjalorit shumëgjuhësh.

Për herë të parë fjalori u publikua në vitin 1984 në shtatë gjuhë. Prej atëherë e këndej Eurovoc është dashur të përshtatet me zhvillimet e Bashkimit Evropian, sfidat gjeopolitike dhe zhvillimet gjuhësore. Përveç freskimeve adhok, Eurovoc-u është përshtatur shtatë herë. Pastaj u është nënshtruar disa revizioneve gjuhësore dhe ka inkorporuar gjuhë të reja, ashtu siç është paraqitur nevoja. Versioni në gjuhën maqedonase i përkthyer në vitin 2012 nga Instituti Nacional Demokratik me mbështetje financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim është gjuha e 25-të e EuroVoc-ut.

Eurovoc-u ka luajtur rol të rëndësishëm në indeksimin e legjislacionit të Evropës dhe teksteve tjera ligjore (propozimet ligjore dhe dokumentet tjera, që kanë të bëjnë me procedurën për vendimmarrje). Në këtë mënyrë është lehtësuar qasja në legjislacioni e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) dhe falë standardizimit të terminologjisë, janë parandaluar problemet në përgatitjen dhe/ose përkthimin e instrumenteve ligjore në veçanti në rastin e vendit aderues që i nënshtrohet shqyrtimit të dytë të legjislacionit në periudhën e zgjerimit.

a

Përkthyer nga edicionet origjinale gjuhësore të Fjalorit Eurovoc (Botimi 4.4) © Bashkimi Evropian, 2012

Përkthimi maqedonas: © Instituti Nacional Demokratik për çështje ndërkombëtare, 2012

Përgjegjësia për përkthim në gjuhën maqedonase shtrihet tërësisht në Institutin Nacional Demokratik për çështje ndërkombëtare